Bota

SHBA sinjalizon se nuk do të tërhiqet nga Deirizori

Komandantët e lartë amerikanë janë takuar me krerët e fiseve në fushën e naftës Omar në Deirizor, ku janë pyetur nëse do të tërhiqen nga ky rajon. Ata kanë thënë se tërheqja e trupave nga Siria nuk përfshin rajonin e Deirizorit

Mohamad Misto  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
SHBA sinjalizon se nuk do të tërhiqet nga Deirizori

Deirizor/Akçakale

MUHAMMED MİSTO

Teksa pjesa dërrmuese e ushtrisë amerikane është tërhequr nga veriu i Sirisë, ajo ka sinjalizuar se do të vazhdojë të ngelet në Deirizor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime brenda fiseve, komandantët e lartë amerikanë janë takuar me krerët e fiseve në fushën e naftës Omar në Deirizor, ku janë pyetur nëse do të tërhiqen nga ky rajon.

Ata u kanë thënë krerëve të fiseve se tërheqja e trupave nga Siria nuk përfshin rajonin e Deirizorit.

Ndryshe, për shkak të operacionit antiterrorist "Burimi i Paqes" të filluar nga ushtria turke javën e kaluar, trupat amerikane janë tërhequr nga pikat ushtarake në Tal Abyad, Ras-al-Ayn dhe Munbixh.

SHBA në tetor të vitit 2017 largoi DEASH-in nga pjesa më e madhe e Deirizorit, ndërsa më pas vendosi baza dhe pika operative ushtarake. Fusha më e madhe e naftës në vend, Omar, është njëra nga këto pika.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın