Bota

SHBA, shoferi i Tesla-s në gjykatë për shkak se i shtypi për vdekje 2 persona me autopilot

Prokurorët e qarkut të Los Angelesit kanë ngritur dy kallëzime penale kundër shoferit Kevin George Aziz Riad për një aksident të vitit 2019 që la të vdekur dy persona

Mücahit Oktay  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
SHBA, shoferi i Tesla-s në gjykatë për shkak se i shtypi për vdekje 2 persona me autopilot

New York

Një gjykatë në shtetin e Kalifornisë në SHBA ka ngritur dy padi të veçanta kundër një shoferi të Tesla-s, i cili kaloi në semaforin e kuq me autopilot dhe u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar dy viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët e qarkut të Los Angelesit kanë ngritur dy kallëzime penale kundër shoferit Kevin George Aziz Riad për një aksident të vitit 2019 që la të vdekur dy persona.

Shoferi 27-vjeçar i automjetit tha se ishte i pafajshëm. Ai u lirua me kusht në pritje të gjykimit.

Po ashtu thuhet se rasti në fjalë nuk është akuza e parë që lidhet me sistemin automatik të drejtimit (autopiloti).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın