Bota

SHBA shmang dënimin e drejtpërdrejt të sulmeve të policisë izraelite në Kuds

"SHBA është e shqetësuar për shkak të ngjarjeve në të cilat palët janë vendosur përballë njëra tjetrës në Kuds përfshirë Xhaminë Al-Aksa dhe Sheikh Jarrah, ngjarje të cilat rezultuan me plagosjen e shumë personave"

Hakan Çopur  | 08.05.2021 - Përdıtësım : 09.05.2021
SHBA shmang dënimin e drejtpërdrejt të sulmeve të policisë izraelite në Kuds

Washington DC

Departamenti i Shtetit të SHBA-së duke shmangur dënimin e drejtpërdrejt të sulmeve të policisë izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa deklaroi se është i shqetësuar nga ngjarjet e shënuara në Kuds dhe u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës për "qetësi" dhe për "t‘i dhënë fund dhunës", transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price dha një deklaratë lidhur me përdorimin e dhunës nga policia izraelite kundër palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa dhe në zonat e tjera të Kudsit.

"SHBA është e shqetësuar për shkak të ngjarjeve në të cilat palët janë vendosur përballë njëra tjetrës në Kuds përfshirë Xhaminë Al-Aksa dhe Sheikh Jarrah, ngjarje të cilat rezultuan me plagosjen e shumë personave. Dhuna nuk mund të ketë asnjë justifikim, por është shqetësuese gjakderdhja në këtë mënyrë teksa është hyrë kryesisht në ditët e fundit të Ramazanit. Ne i dënojmë në mënyrë kategorike këto sulme, përfshirë sulmin ndaj ushtarëve izraelitë të premten dhe sulmet pas kësaj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor", thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Departamentit ka tërhequr vëmendjen se policia izraelite nuk është dënuar në mënyrë të drejtpërdrejt për përdorimin e dhunës në Kuds ndërsa edhe Izraelit edhe Palestinës u është bërë thirrje për përfundimin e dhunës në rritje dhe për "qetësi".

Po ashtu në deklaratën ku u bëhet thirrje zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë për përfundimin e dhunës, thuhet se të gjitha palët duhet të distancohen nga aktet dhe retorikat provokative.

"Liderët përkatës duhet të refuzojnë të gjitha aktet e dhunës, duhet të ofrojnsë sigurinë për të gjithë banorët e Kudsit dhe të gjithë autorët duhet të mbahen përgjegjës", theksohet në deklaratën ku ndër të tjera tërhiqet vëmendja mbi rëndësinë e mbrojtjes si në fjalë ashtu edhe në praktikë të statusit historik të Xhamisë Al-Aksa.

Paralajmërim palës izraelite lidhur me Sheikh Jarrah

"Jemi thellë të shqetësuar për rastin e largimit të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjet Sheikh Jarrah dhe Silvan të Kudsit shumica e të cilave jetojnë atje prej brezash. Zyrtarëve u bëjmë thirrje të sillen me dhembshuri dhe respekt ndaj banorëve të lagjes Sheikh Jarrah, të vlerësojnë trajtimin e këtyre çështjeve komplekse historike në tërësinë e tyre si dhe të vlerësojnë se si kjo ndikon me të vërtetë në jetën e njerëzve", nënvizohet në deklaratën ku shtohet se SHBA-ja nuk mbështet hapat e njëanshëm që do të rrisin tensionet në rajon.

Më tej thuhet se evakuimi i shtëpive që vazhdon në Bregun Perëndimor, shembja ose ndërtimi i vendbanimeve të reja dhe aktet terroriste vështirësojnë paqen në rajon dhe se SHBA-ja është në kontakt me zyrtarët izraelitë dhe ato palestinezë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dha një deklaratë lidhur me personat që u plagosën në sulmet që policia izraelite kreu mbrëmë ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa, në Portën e Damaskut në zonën e ish-Qytetit të Vjetër dhe në lagjen Sheikh Jarrah që ndodhen në Kudsin Lindor nën pushtim.

Në deklaratë thuhet se në sulmet në fjalë janë plagosur 205 palestinezë, 88 prej të cilëve janë dërguar në spitalet e Kudsit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın