Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 876 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 72,9 milionë, me 782.876 raste të reja

Islam Doğru  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
SHBA, shkon në mbi 876 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 876.066, prej të cilëve 3.940 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 72,9 milionë, me 782.876 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,57 milionë raste të konfirmuara dhe 79.139 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 211 milionë dozën e dytë dhe mbi 85 milionë kanë marrë tri doza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın