Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 728 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 45,14 milionë

Esin Eşkinat Sayılgan   | 20.10.2021
SHBA, shkon në mbi 728 mijë numri i viktimave nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 728.313, prej të cilëve 2.046 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,14 milionë, me 88.298 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 219,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 189,4 milionë dozën e dytë dhe 10,9 milionë kanë marrë tri doza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın