Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 775 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në rreth 48,1 milionë, me 107.838 raste të reja

Esin Eşkinat Sayılgan   | 25.11.2021
SHBA, shkon në mbi 775 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 775.397, prej të cilëve 1.533 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në rreth 48,1 milionë, me 107.838 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,05 milionë raste të konfirmuara dhe 74.093 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 231 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 37 milionë kanë marrë tri doza.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın