SHBA, shkon në mbi 411 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 182.395, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.810.979

New York
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 411.534, prej të cilëve 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 182.395, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.810.979.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,78 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 289,8 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,05 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 41.380 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,59 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,57 milionë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.