Bota, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 266 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 180.481, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12.964.204

Mücahit Oktay   | 25.11.2020
SHBA, shkon në mbi 266 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 266.076, prej të cilëve 2.264 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 180.481, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12.964.204.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 7,64 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 184 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.212.127 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.305 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,22 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,12 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın