Bota, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 232 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 72.589, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.039.170

Mücahit Oktay   | 28.10.2020
SHBA, shkon në mbi 232 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 232.101, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 72.589, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.039.170.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,87 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 135 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 927.518 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.600 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,99 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,44 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın