SHBA sanksionon shefen ekzekutive të Hong Kongut dhe zyrtarë të tjerë
Përcaktimet janë bërë në bazë të një urdhri ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i nënshkruar më 14 korrik, që lejon zbatimin e sanksioneve mbi individët për të cilët administrata vlerëson se po dëmtojnë demokracinë e Hong Kongut
Washington
SHBA ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Caarrie Lam dhe dhjetë zyrtarëvë të tjera me pretendimin për "dëmtimin e autonomisë së Hong Kongut", transmeton Anadolu Agency (AA).
Përcaktimet janë bërë në bazë të një urdhri ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i nënshkruar më 14 korrik, që lejon zbatimin e sanksioneve mbi individët për të cilët administrata vlerëson se po dëmtojnë demokracinë e Hong Kongut.
"SHBA është me popullin e Hong Kongut dhe ne do të përdorim mjetet dhe autoritetet tona për të shënjestruar ata që dëmtojnë autonominë e tyre", tha në një deklaratë Steven Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.
Departmenti amerikan akuzon shefen ekzekutive të Hong Kongut se është "përgjegjëse e drejtpërdrejtë për zbatimin e politikave të Pekinit për shtypjen e lirisë dhe proceseve demokratike", duke theksuar se ajo renditet në listën e zezë për përfshirjen në zhvillimin dhe zbatimin e një ligji të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shuajë shprehjen e lirë në territorin gjysmë autonom kinez.