Bota

SHBA sanksionon biznesmenin sirian për lidhjet me Assad-in

Thuhet se manjati i biznesit e ndërtoi pasurinë e tij nga konflikti sirian duke ndërtuar objekte luksoze në tokën e pushtuar të qytetarëve sirianë, shumë prej të cilëve aktualisht janë refugjatë

Umar Farooq   | 12.06.2019
SHBA sanksionon biznesmenin sirian për lidhjet me Assad-in

Washington

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve ka shënjestruar me sanksione biznesmenin sirian Samer Foz dhe mbi dhjetë individë të tjerë me pretendimin për mbështetje të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Thuhet se manjati i biznesit e ndërtoi pasurinë e tij nga konflikti sirian duke ndërtuar objekte luksoze në tokën e pushtuar të qytetarëve sirianë, shumë prej të cilëve aktualisht janë refugjatë si pasojë e luftës që ka çuar në zhvendosjen e miliona personave.

"Samer Foz, të afërmit e tij dhe perandoria e tij e biznesit kanë shfrytëzuar mizoritë e konfliktit sirian në një ndërmarrje që gjeneron fitime. Ky oligark sirian është duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt regjimin vrasës të Assad-it dhe po ndërton objekte luksoze në tokë të vjedhur nga ata që iknin nga brutaliteti i tij", tha në një deklaratë Sigan Mandelker, nënsekretare amerikane për çështjen e terrorizmit dhe inteligjencës financiare.

Vëllezërit e biznesmenit Foz, Amer dhe Husen, po ashtu iu nënshtruan sanksioneve, së bashku me kompaninë e tij dhe bizneset e lidhura.

Aksioni pason pasi Foz u sanksionua nga Bashkimi Evropian (BE) në muajin janar.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Assad-it u përplas me protestat pro-demokratike.

Departamenti ka sanksionuar po ashtu dy subjekte me qendër në Liban për lehtësimin e dërgesave të naftës iraniane në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın