Kasım İleri
17 Dhjetor 2021•Përditësim: 17 Dhjetor 2021
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) njoftoi se ka rrëzuar një nga dy dronët që po i afroheshin bazës kufitare Al Tanif në Siri, ku janë të vendosura trupat amerikane, ndërsa tjetri u largua nga zona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Baza Al Tanif, ku janë vendosur trupat amerikane, ka qenë edhe një herë objektivi i dronëve që u përkasin forcave të mbështetura nga Irani.
Në njoftimin e CENTCOM-it thuhet se "dy dronë që hynë në zonën e garnizonit Al Tanif në mbrëmjen e 14 dhjetorit u monitoruan. Nuk ka dëme apo viktima në bazë".
Është bërë e ditur se një sulm me dron në bazën Al Tanif në kufirin midis Sirisë dhe Irakut është kryer më 20 tetor.
E njëjta bazë ka qenë më parë objektiv i sulmeve me raketa.