Bota

SHBA, rritet në 51 numri i personave të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Zyrtarët kanë përditësuar në 51 numrin e të vdekurve që u gjetën në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio dhe të cilin më parë e kishin njoftuar si 46

Mücahit Oktay  | 29.06.2022 - Përdıtësım : 29.06.2022
SHBA, rritet në 51 numri i personave të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

New York

Rritet në 51 numri i personave që u gjetën të vdekur brenda një kamioni të braktisur në qytetin San Antonio të Teksasit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanë përditësuar në 51 numrin e të vdekurve që u gjetën në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio dhe të cilin më parë e kishin njoftuar si 46.

Ndërkohë, njoftohet se pas dërgimit në spital kanë humbur jetën 5 nga 16 personat, përfshirë katër fëmijë të cilët u gjetën të gjallë në kamion dhe të cilët u vendosën nën trajtim.

Thuhet se ndër emigrantët e Amerikës së Jugut që u përpoqën të kalojnë në SHBA nëpërmjet rrugëve të paligjshme dhe që dyshohet se ishin punëtorë ilegal, 22 prej tyre janë shtetas meksikanë, shtatë nga Guatemala dhe dy nga Hondurasi. Po ashtu njoftohet se identifikimi i personave të tjerë nuk është përfunduar ende.

Shefi i policisë në San Antonio, William McManus, njoftoi se mjeti dhe trupat u gjetën pasi një punëtor u tha autoriteteve se kishte dëgjuar në orët e drekës së ditës hënë britma nga një kamion i parkuar në një rrugë në afërsi të San Antonios.

McManus më parë ka njoftuar se drejtuesi i kamionit të braktisur dhe dy persona pranë tij janë arrestuar, por ai nuk ndau identitetet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın