Bota, Koronavirusi

SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi tejkalon shifrën 2.500

Shifrat e universitetit flasin për 2.573 raste të vdekjeve dhe 143.527 raste të diagnostifikuara, në kohën kur SHBA lufton për të frenuar sëmundjen

Islam Doğru  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi tejkalon shifrën 2.500

New York

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 2.500, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e universitetit flasin për 2.573 raste të vdekjeve dhe 143.527 raste të diagnostifikuara, në kohën kur SHBA lufton për të frenuar sëmundjen.

Autoritetet shëndetësore në SHBA dje thanë se bazuar në tendencat aktuale, në vend mund të regjistrohen midis 100.000 dhe 200.000 vdekje nga COVID-19.

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, duke folur për CNN vlerësoi se numri i rasteve mund të shkonte në miliona, por tha se parashikimet mund të ndryshonin pasi përhapja e sëmundjes është "një çështje shumë e lëvizshme".

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se niveli i vdekjeve nga koronavirusi mund të arrijë kulmin brenda dy javëve.

"Numri duhet të fillojë të zbresë dhe shpresojmë shumë thelbësisht, nga ajo pikë", shtoi Trump.

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të të infektuarve nga koronavirusi, i ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina. Virusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor dhe që nga ajo kohë është përhapur në 177 vende dhe rajone.

Sipas universitetit Johns Hopkins, në botë ka rreth 741.000 raste të konfirmuara të të infektuarve dhe rreth 35.100 raste të vdekjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın