Bota, Koronavirusi

SHBA, rritet në 205.503 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 51.123, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.098.766

Mücahit Oktay  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
SHBA, rritet në 205.503 numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 205.503, prej të cilëve 926 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 51.123, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.098.766.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 99,68 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 793.600 raste të konfirmuara, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve është në New York me 33.184.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me 5.664.526 raste dhe Brazili me 4.595.335 raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın