Bota

SHBA, rritet në 97 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida

"Deri më tani janë identifikuar 90 trupa dhe 88 familje janë njoftuar", ka thënë Kryebashkiakja e Miamit-Dade, Daniella Levine Cava

Faruk Zorlu   | 15.07.2021
SHBA, rritet në 97 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida Foto: AA/Arkiv

New York

Numri i viktimave që u nxorën nga rrënojat e godinës së shembur në periferi të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së u rrit në 97 të mërkurën, njoftoi kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kjo është dita e 21-të dhe përpjekjet tona të kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në Surfside. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara tani është 97, një humbje marramendëse dhe tronditëse e jetës", shkroi Cava në Twitter.

Nga 97 trupa të zbuluar deri më tani, 90 janë identifikuar dhe 88 familje janë njoftuar, tha ajo.

"Ju lutemi vazhdoni të mbani të gjithë ata që janë prekur në zemrat dhe lutjet tuaja", shtoi Cava.

Rreth 20 persona besohet se nuk janë identifikuar dhe ende janë nën mbeturinat e godinës së shembur 12-katëshe.

Kërkimet nën grumbullin e mbeturinave masive ka vazhduar vazhdimisht që kur rreth gjysma e ndërtesës Champlain Towers South u shemb më 24 qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın