Bota, Koronavirusi

SHBA regjistron mbi 150.000 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 154.105, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.612.116

Mücahit Oktay   | 29.11.2020
SHBA regjistron mbi 150.000 raste të reja me COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 272.334, prej të cilëve 1.231 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 154.105, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.612.116.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 191 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.241.934 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.473 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,4 milionë raste dhe Brazili me rreth 6,3 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın