Bota

SHBA reagon kundër sulmeve të regjimit të Asadit

"Asadi i cili ditë natë hedh bomba fuçi mbi popullin e Idlibit, në një mënyrë të paturpshme njofton rifillimin e fluturimeve të përgjakshme nga Damasku në ‘aeroportin e masakrave Halep’", tha Ortagus

Hakan Çopur   | 21.02.2020
SHBA reagon kundër sulmeve të regjimit të Asadit

Washington

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, e ka cilësuar të "paturpshëm" rifillimin e fluturimeve në aeroportin e Halepit nga regjimi i Bashar al Asadit i cili vazhdon sulmet e tij në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një deklarate nga llogaria në Twitter lidhur me Sirinë, Ortagus reagoi ndaj regjimit të Asadit i cili pak kohë më parë ka njoftuar se ka rihapur për fluturime aeroportin e Halepit.

"Asadi i cili ditë natë hedh bomba fuçi mbi popullin e Idlibit, në një mënyrë të paturpshme njofton rifillimin e fluturimeve të përgjakshme nga Damasku në ‘aeroportin e masakrave Halep’. Kjo nuk është ajo të cilën ëndërron populli i Sirisë, ata jetojnë nën makthin e vdekjes dhe shkatërrimit", tha Ortagus.

Aeroporti ishte mbyllur pasi Halepi u mor nën kontroll nga opozitarët sirianë në vitin 2013, por ai u hap për fluturime testuese pasi regjimi i Asadit e rimori nën kontroll qytetin në vitin 2017.

Regjimi i Asadit me sulmet e mbështetura nga Rusia dhe Irani shkaktoi dhjetëra mijëra vdekje në Halep i cili është qyteti i dytë më i madh i vendit.

Forcat e regjimit të Asadit që prej dhjetorit 2016 e deri më tani kanë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit Halep.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.