Bota

SHBA, protestuesit djegin flamurin amerikan në protestat për George Floyd

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis, Minesota, pasi, siç thuhet, u denoncua për përdorim të një banknote të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal

Servet Günerigök   | 29.05.2020
SHBA, protestuesit djegin flamurin amerikan në protestat për George Floyd ( Jordon Strowder - Anadolu Agency )

Washington

Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan në Los Angeles të SHBA-së gjatë protestës për vdekjen e afroamerikanit George Floyd, i cili u filmua teksa një polic i bardhë e mbante të mbërthyer përtokë duke i vendosur gjurin mbi qafë, për ç'arsye ai humbi jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video në mediat sociale, një demonstrues shihet duke e mbajtur flamurin, ndërsa një person tjetër i vë zjarrin gjatë një proteste.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis, Minesota, pasi, siç thuhet, u denoncua për përdorim të një banknote të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal.

Në videon e përhapur në rrjetet sociale ai shfaqet i prangosur dhe bashkëpunues.

Megjithatë, policia pohoi se ai i ka rezistuar arrestimit. Njëri prej policëve u gjunjëzua mbi qafën e tij, përkundër përgjërimeve të përsëritura të Floyd: "Nuk mund të marr frymë".

Më pas, Floyd shihet duke humbur vetëdijen, por oficeri i policisë vazhdon të mbajë gjurin e tij mbi qafën e viktimës.

Ai humbi jetën menjëherë pasi u dërgua në spital.

Katër policë janë pushuar nga puna për vrasjen, e cila ka shkaktuar protesta masive dhe revoltë kundër brutalitetit të policisë.

Të mërkurën, protestat vazhduan për të dytën ditë në Minneapolis, ku një turmë e madhe u mblodhën para një selie të policisë, ndërsa demonstruesit hodhën shishe dhe shkëmbinj në drejtim të policisë.

Gjatë protestave po ashtu janë dëmtuar disa objekte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın