Bota

SHBA planifikon të vazhdojë mbështetjen për YPG/PKK-në

Ndërkohë që ka nisur procesi i tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria, ende nuk është qartësuar strategjia që do të ndiqet nga qeveria e Washingtonit pas mposhtjes së DEASH-it në Siri

20.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
SHBA planifikon të vazhdojë mbështetjen për YPG/PKK-në

Washington

WASHINGTON (AA) - KASIM İLERİ

SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj për YPG/PKK-në, e cila përdor emrin e FDS, pavarësisht faktit se ajo është e kufizuar në luftën kundër DAESH-it në Siri dhe pavarësisht faktit se të gjitha territoret në duart e DAESH-it janë marrë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që ka nisur procesi i tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria, ende nuk është qartësuar strategjia që do të ndiqet nga qeveria e Washingtonit pas mposhtjes së DEASH-it në Siri.

Teksa tërhiqen ushtarët amerikanë, janë duke pritur përgjigje pyetjet për shumë çështje, si marrëdhënia e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK e cila përdor emërtimin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS), për sigurimin e stabilitetit në rajonet e marra nga DEASH-i, apo fati i anëtarëve të DEASH-it që janë kapur të gjallë. 

- Do të vazhdojë mbështetja për YPG/PKK-në

Organizata terroriste YPG/PKK javën e kaluar mori nën kontroll edhe zonën Bagoz e cila ishte vendbanimi i fundit nën kontrollin e DEASH-it në lindje të Lumit Eufrat.

Në këtë mënyrë është eliminuar edhe justifikimi i SHBA-së për ndihmën ndaj organizatës YPG/PKK me arsyetimin për luftën kundër DEASH-it në Siri.

Me sa vërehet Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), duket se ka rishikuar arsyetimin për ndihmë, të cilin e ka rishikuar edhe disa herë më parë.

Në përgjigje ndaj pyetjes së AA-së "A do të mblidhni armët e dhëna YPG-së, me marrjen edhe të territorit të fundit që ndodhej nën kontrollin e DEASH-it dhe me fillimin e tërheqjes së SHBA-ve nga Siria? zëdhënësi i Pentagonit majori Sean Robertson, tha se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmën e saj për organizatën.

"FDS, ka qenë një partner efektiv dhe i besueshëm në luftën kundër DEASH-it. Kemi shprehur se armët e dhëna ndaj FDS do të jenë të kufizuara, specifike për detyrën dhe për të arritur objektivat në mposhtjen e DEASH-it. Është në përfundim çlirimi i verilindjes (së Sirisë), por ka më shumë punë për t'u bërë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerin tonë FDS teksa ata po e pastrojnë territorin dhe parandalojnë që DAESH të shfaqet përsëri", tha majori Robertson.

Që nga viti 2015, SHBA-të janë duke i dhënë armë YPG/PKK-së nën mbulesën e Koalicionit Arab të Sirisë. Në maj 2017, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në kuadër të operacionit të Raka-s udhëzoi sigurimin e drejtpërdrejtë të armëve për YPG/PKK.

Ndërsa Pentagoni kishte deklaruar se këto armë do të ishin të kufizuara me operacionin e Raqqa-s dhe se pas këtij operacioni do të rimerreshin armët e rënda nga organizata.

Por pas operacionit të Raqqas SHBA-ja u shpreh se nuk do të mblidhte akoma armët e rënda për shkak se operacionet ishin transferuar në jug.

SHBA-ja në lidhje me mbështetjen e saj për YPG/PKK-në ka treguar si arsyetim rajonet e pushtuara nga DEASH-i, dhe pas mposhtjes së tij po kërkon formula të reja. Qeveria e Washingtonit justifikimin e mbështetjes për YPG/PKK-në po e formulon në mënyrën e "pengimit të rishfaqjes së DEASH-it në rajonet e pastruara".

- SHBA presion Evropës për Sirinë

Pas vendimit të Trumpit për tërheqjen, me presionin e Kongresit dhe Pentagonit u pretenduan tërheqja me kusht për "mbrojtje të YPG/PKK-së". Pavarësisht se Trump në lidhje me mbrojtjen e YPG/PKK-së hodhi idenë e formimit të një zone të sigurtë në Siri, ende nga ana e qeverisë nuk ka ndonjë plan konkret për këtë çështje. Gjithashtu edhe qeveria e Washingtonit për këtë arsye dëshiron që mbrojtjen e YPG/PKK-së t‘ia referojë vendeve evropiane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, në një deklaratë për gazetarët duke marrë pjesë në takimin e NATO-s, ishte shprehur se do të sillte në rendin e ditës formimin e "forcës vëzhguese" të formuar nga partnerët e koalicionit në Siri.

Pas pyetjes së gazetarit të AA-së nëse ka marrë apo jo ndonjë rezultat konkret nga NATO për këtë çështje, zëdhënësi i Pentagonit, Robertson, tha se "Vazhdojnë bisedimet në lidhje me këtë çështje".

Në lidhje me këtë çështje dihet që edhe shefi shtabit të SHBA-ve, gjenerali Joseph Dunford, ka biseduar me aleatët, por vërehet se SHBA nuk ka marrë ende ndonjë rezultat për këtë.

Teksa vazhdojnë bisedimet me vendet evropiane për të lënë ushtarë në Siri, SHBA-ja gjithashtu nga aleatët evropianë kërkon që të rimarrin shtetasit e tyre që janë anëtarë të DEASH-it dhe të cilët janë kapur të gjallë në Siri.

Trump ka kërcënuar vendet evropiane se do të lirojë terroristët e DEASH-it në rast se ata kryejnë rezistencë në lidhje me këtë çështje.

Majori Robertson i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së edhe në lidhje me këtë çështje, ku ai është shprehur se vendi i tij po kërkon alternativa për situatën e arrestit për anëtarët e DEASH-it.

"Marrja dhe gjykimi në vendet e tyre të këtyre luftëtarëve është alternativa më e mirë", është shprehur Robertson, i cili është distancuar të japë përgjigje të qartë nëse është apo jo një alternativë lirimi i militantëve të arrestuar të DEASH-it.

Po ashtu pyetjes se "vendet evropiane nuk dëshirojnë pranimin e këtyre militantëve. Çfarë është alternativa e dytë më e mirë?" majori Robertson iu përgjigj se do t’i shqyrtojnë alternativat.

Pyetjes "A mund të thoni se lirimi i këtyre militantëve nuk është një opsion?" majori Robertson iu përgjigj se "po shqyrtojmë alternativat për këto".

Vlen të përmendet se Pentagoni nuk deklaron në mënyrë të hapur që lirimi i tyre është jashtë çdo mundësie, ndërsa vazhdon të kërkojë opsione alternative për militantët e DAESH-it të kapur gjallë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın