SHBA, pezullohet shfaqja televizive e komikut Jimmy Kimmel pas komenteve për Charlie Kirkun
Pas komenteve të Kimmelit në programin e tij, ABC-ja njoftoi se shfaqja është pezulluar për një kohë të pacaktuar, pa specifikuar arsye

Ankara
Shfaqja televizive në kanalin ABC e komikut amerikan Jimmy Kimmel është pezulluar për një kohë të pacaktuar për shkak të komenteve që ai bëri pas vrasjes së aktivistit republikan Charlie Kirk, transmeton Anadolu.
Jimmy Kimmel, i cili prezanton shfaqjen "Jimmy Kimmel Live", bëri një sërë deklaratash pas vrasjes së Kirkut, duke përfshirë komentin se "shumë njerëz në botën MAGA (Make America Great Again) po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirkut".
Pas komenteve të Kimmelit në programin e tij, ABC-ja njoftoi se shfaqja është pezulluar për një kohë të pacaktuar, pa specifikuar arsye.
Kimmel, kontrata e të cilit skadon në maj të vitit të ardhshëm, gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklaratë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në llogarinë e tij "Truth Social" me bazë në SHBA, komentoi se ky zhvillim është "lajm i shkëlqyer për Amerikën" dhe përgëzoi ABC-në për anulimin e shfaqjes së Kimmelit.