Bota, Koronavirusi

SHBA, pesë foshnja të prekura me COVID-19

Aktulisht në Maryland me koronavirus janë infektuar 2.758 persona, ndërsa janë regjistruar 42 të vdekur

Dildar Baykan  | 04.04.2020 - Përdıtësım : 04.04.2020
SHBA, pesë foshnja të prekura me COVID-19

Washington

Koronavirusi i ri (COVID-19) është konfirmaur te pesë foshnja në Maryland të SHBA-së, njëra prej të cilëve është njëmuajshe, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Maryland Larry Hogan, ka njoftuar se pesë foshnja nën moshën njëvjeçare në shtet janë pozitive me COVID-19.

Duke theksuar se foshnja më e re është vetëm njëmuajshe, Hogan tha sipas kësaj, askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për këtë sëmundje.

Aktualisht, 2,758 persona janë infektuar në koronavirus në Maryland, ndërsa 42 kanë vdekur si pasojë e virusit.

Hogan paralajmëroi javën e kaluar se kryeqyteti Washington dhe rrethinat e tij, përfshirë Maryland dhe Virginia, mund të jenë epiqendra e re e shpërthimit të COVID-19 në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın