Bota

SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

Gjykata deklaroi se prokurorët në atë kohë kishin fshehur qëllimisht prova që vërtetonin pafajësinë e tyre dhe për këtë arsye pafajësia e atyre personave nuk mund të dëshmohej deri më tani

Dildar Baykan  | 07.03.2021 - Përdıtësım : 08.03.2021
SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

Washington

George Bell, Rohan Bolt dhe Gary Johnson, arrestuar në SHBA para 25 vjetësh, u lanë të lirë pasi u bë e ditur se prokurorët "fshehën qëllimisht prova” që do të vërtetonin pafajësinë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre personat janë akuzuar për vrasje të dyfishtë, të një oficeri policie i cili nuk ishte në detyrë në kohën e vrasjes, si dhe një sipërmarrësi.

Të akuzuarit kanë qenë në burg në shtetin amerikan të New York-ut që nga viti 1996, ndërsa tani janë liruar pas një vendimi të gjykatës.

Gjykata deklaroi se prokurorët në atë kohë kishin fshehur qëllimisht prova që vërtetonin pafajësinë e tyre dhe për këtë arsye pafajësia e atyre personave nuk mund të dëshmohej deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın