Bota

SHBA, parku Disneyland do të përdoret si qendër vaksinimi kundër koronavirusit

Autoritetet në Orange County, ku ndodhet parku zbavitës, kanë njoftuar se Disneyland, i cili është i mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë, do të përdoret si zonë për vaksinën kundër COVID-19

Betül Yürük   | 13.01.2021
SHBA, parku Disneyland do të përdoret si qendër vaksinimi kundër koronavirusit

New York

Disneyland në shtetin e Kalifornisë, një nga parqet më të mëdha argëtuese dhe më të famshme në SHBA, do të përdoret si qendër e re vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet në Orange County, ku ndodhet parku zbavitës, kanë njoftuar se Disneyland, i cili është i mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë, do të përdoret si zonë për vaksinën kundër COVID-19.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se me strategjinë aktuale, vaksinimi nuk mund të zbatohet mjaftueshëm shpejt, kështu që ata vendosën të formonin zona të reja vaksinimi.

Kalifornia, me 2.7 milionë të infektuar, është shteti federal me numrin më të madh të të infektuarve. Deri më tani, më shumë se 30 mijë njerëz kanë vdekur nga virusi në këtë shtet. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, virusi ka infektuar më shumë se 23 milionë njerëz, nga të cilët të paktën 388 mijë kanë vdekur.

Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Monitorimin e Sëmundjeve (CDC), 9.3 milionë njerëz në vend kanë marrë vaksinën COVID-19 deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın