Bota

SHBA, pakoja e ndihmës 1,9 trilion dollarë kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërgohet Senatit

Projektligji i shumëpritur u miratua në një votim të ngushtë me 219 për dhe 212 kundër, pasi dy demokratë u bashkuan me republikanët në Kongres për ta kundërshtuar projektligjin

Övünç Kutlu  | 27.02.2021 - Përdıtësım : 28.02.2021
SHBA, pakoja e ndihmës 1,9 trilion dollarë kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërgohet Senatit

Ankara

Pakoja e ndihmës prej 1,9 trilion dollarë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligji i shumëpritur u miratua në një votim të ngushtë me 219 për dhe 212 kundër, pasi dy demokratë u bashkuan me republikanët në Kongres për ta kundërshtuar projektligjin.

Tani do të varet nga Senati, ku masa pritet të përballet me kundërshtim të fortë nga republikanët.

​​​​​​​Nëse Senati miraton një version tjetër të projektligjit, Kongresi do të duhet të votojë edhe për këtë version, ose të dy dhomat do të duhet të përpilojnë një propozim përfundimtar në një komision.

Projektligji i Kongresit aktualisht përfshin 1.400 dollarë çeke stimuluese për shumicën e individëve për të ringjallur ekonominë amerikane, mbështetje për papunësinë prej 400 dollarësh në javë deri më 29 gusht dhe vazhdim të kredisë së taksës së fëmijëve për familjet deri në 3.600 dollarë për fëmijë.

Sa i përket pandemisë, ligji ndan 20 miliardë dollarë për shpërndarjen e vaksinave COVID-19, 50 miliardë dollarë për testimin dhe gjurmimin, 350 miliardë dollarë në ndihmë të qeverisë lokale dhe shtetërore, 25 miliardë dollarë ndihmë për qiramarrësit dhe 170 miliardë dollarë për rihapjen e shkollave dhe arsimit të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.