Bota

SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacione mbi udhëheqësit e DEASH-it

Hajji Hamid dhe Hajji Taysir janë anëtarë të vjetër të DEASH-it, si dhe “anëtarë të trashëgimisë” së Al-Kaedës. Hajji Abdullah po ashtu është anëtar i vjetër i DEASH-it dhe shërbeu si dijetar fetar për Al-Kaedën

Umar Farooq   | 22.08.2019
SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacione mbi udhëheqësit e DEASH-it

Washington

Departmenti i Shtetit i SHBA-ve ka bërë të ditur se ofron shpërblime deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në kapjen e 3 udhëheqësve terroristë të DEASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Washingtoni po kërkon të gjejë Amir Muhamed Sa’id Abdal-Rahman al-Mawla, i njohur po ashtu si Hajji Abdullah, Sami Jasim Muhamed al-Jaburi i njohur si Hajji Hamid si dhe Mut’az Numan Abd Nayif Najm al-Jaburi i njohur po ashtu si Hajji Taysir.

“Ky njoftim vjen në një kohë të rëndësishme pasi Koalicioni Global për të mposhtur DEASH-in dhe partnerët tanë në terren vazhdojnë të shënjestrojnë mbetjet e DEASH-it”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan, Morgan Ortagus.

Sipas agjencisë amerikane, Hajji Hamid dhe Hajji Taysir janë anëtarë të vjetër të DEASH-it si dhe “anëtarë të trashëgimisë” së Al-Kaedës. Hajji Abdullah po ashtu është anëtarë i vjetër i DEASH-it dhe shërbeu si dijetar fetar për Al-Kaedën.

“Ky shpërblim është një moment i rëndësishëm në luftën tonë kundër DEASH-it. Përdersia DEASH është mposhtur në fushën e betejës, ne jemi të vendosur të identifikojmë dhe gjejmë drejtuesit e grupit në mënyrë që koalicioni global i kombeve të luftojnë për të mposhtur DEASH-in të vazhdojë të shkatërrojë mbetjet e DEASH-it dhe të pengojë ambiciet e saj globale”, tha Departamenti i Shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın