Bota

SHBA: Një kontraktues civil i vdekur gjatë sulmit në bazën në Irak

Zëdhënësi John Kirby nuk dha detaje shtesë mbi shtetasin e vdekur të SHBA-së, por tha se personi në fjalë përjetoi sulm në zemër "ndërsa ishte strehuar dhe fatkeqësisht vdiq pak më vonë"

Michael Gabriel Hernandez   | 03.03.2021
SHBA: Një kontraktues civil i vdekur gjatë sulmit në bazën në Irak

Washington

Një kontraktues civil në bazën ajrore al-Asad në Irak vdiq pasi pësoi arrest kardiak në kohën kur lokacioni ishte në shënjestër të një sulmi me raketa në mëngjes herët, tha Pentagoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi John Kirby nuk dha detaje shtesë mbi shtetasin e vdekur të SHBA-së, por tha se personi në fjalë përjetoi sulm në zemër "ndërsa ishte strehuar dhe fatkeqësisht vdiq pak më vonë".

"Ne u shprehim ngushëllimet më të thella të dashurve të tij", tha Kirby në një deklaratë.

Asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u plagos në sulm, i cili aktivizoi sistemet mbrojtëse raketore të bazës, tha më tej Pentagoni.

Kirby tha se forcat irakiane janë aktualisht në skenë dhe po kryejnë hetime, duke theksuar që SHBA-ja nuk mund të fajësojë ende askënd për sulmin dhe se nuk kanë "pasqyrë të plotë të shkallës së dëmit".

"Ne jemi në gatishmëri sa të jetë e nevojshme për të ndihmuar partnerët tanë irakianë gjatë hetimit", shtoi ai.

Sulmi i sotëm është i fundit në një seri që ka ndodhur në gjithë Irakun.

Sulmet e kaluara ndaj forcave amerikane dhe aleate u janë atribuuar milicive të mbështetur nga Irani, ndërkohë që SHBA-ja kreu sulme në Siri javën e kaluar ndaj dy grupeve të tilla, Kataib Hezbollah dhe Kataib Sayyid al-Shuhada.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın