Bota

"SHBA në përpjekje që Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin"

Në lajmin në faqen "Walla News" thuhet se Sullivan në bisedën me Bin Salman në rajonin Neom më 27 shtator, ka sjellë në rend dite temën për normalizimin e marrëdhënieve Arabi Saudite-Izrael

Mustafa Deveci   | 20.10.2021
"SHBA në përpjekje që Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin"

Kuds

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka biseduar me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për normalizimin e marrëdhënieve të Rijadit me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin në faqen "Walla News" thuhet se Sullivan në bisedën me Bin Salman në rajonin Neom më 27 shtator, ka sjellë në rend dite temën për normalizimin e marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Izraelin.

Në lajmin e bazuar në burimet arabe dhe ato amerikane emrat e të cilëve nuk janë njoftuar vihet në dukje se Bin Salman nuk ka refuzuar menjëherë çështjen që Sullivan ka sjellë në rend dite.

Pala e Arabisë Saudite ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin mund të marrë kohë dhe Sullivan i ka dhënë një listë të përbërë nga hapat që duhet të ndërmerren për këtë.

Një burim i SHBA-së, emri i të cilit nuk zbulohet ka potencuar se në listën që zyrtarët e Arabisë Saudite kanë dhënë janë të përfshirë edhe pikat për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Arabi Saudite.

Në lajm vihet në dukje se administrata e SHBA-së për shumë vite ka treguar përpjekje që Arabia Saudite të normalizojë gradualisht marrëdhëniet me Izraelin.

Gjithashtu është tërhequr vëmendja se princi i kurorës Bin Salman është i hapur për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, por që babai i tij mbreti Salman bin Abdulaziz insiston në vazhdimin e politikës tradicionale të Arabisë Saudite për çështjen Izrael-Palestinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın