Bota

SHBA, mjeku i klubit 20 vite ka ngacmuar seksualisht mbi 170 meshkuj

Universiteti ka publikuar raportin në të cilin theksohet se mjeku Richard Strauss, para se të pensionohet në vitin 1990, dy dekada ka punuar si drejtor sportiv në këtë universitet

Emre Aytekin  | 18.05.2019 - Përdıtësım : 20.05.2019
SHBA, mjeku i klubit 20 vite ka ngacmuar seksualisht mbi 170 meshkuj

Columbus

Mjeku amerikan i cili plot dy dekada ka punuar si mjek në klubet e sportit të Universitetit State Ohio, gjatë periudhës në fjalë seksualisht ka ngacmuar madje 177 meshkuj të cilët kanë luajtur për klubet e këtij universiteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Universiteti ka publikuar raportin në të cilin theksohet se mjeku Richard Strauss, para se të pensionohet në vitin 1990, dy dekada ka punuar si drejtor sportiv në këtë universitet.

Është konfirmuar se Strauss në periudhën prej 20 viteve seksualisht ka ngacmuar 177 sportistë meshkuj në 16 klube të këtij universiteti.

Më pas theksohet se Strauss në vitin 2005 kreu vetëvrasje në moshën 67 vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın