Politikë, Bota, Shëndetësi

SHBA miraton vaksinat përforcuese kundër COVID-19 për miliona qytetarë

“Dëshmitë tregojnë se të tre vaksinat kundër COVID-19 të autorizuara në SHBA janë të sigurta”, thotë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky

Michael Gabriel Hernandez   | 22.10.2021
SHBA miraton vaksinat përforcuese kundër COVID-19 për miliona qytetarë

Washington DC

WASHINGTON (AA) - Drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky dha miratimin përfundimtar të enjten në mbrëmje për t'u siguruar që miliona amerikanë të mund të marrin vaksina përforcuese kundër COVID-19 dhe të mund të zgjedhin një nga tre vaksinat e disponueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa individë që tashmë morën vaksinën Pfizer-BioNTech tashmë kanë përmbushur kushtet, por Walensky miratoi një rekomandim të lëshuar vetëm disa orë më parë nga Komisioni i vaksinave CDC për të rënë dakord me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për zgjerimin e grupit duke përfshirë vaksinat Moderna dhe Johnson&Johnson.

Personat që kanë marrë vaksinën fillestare prej dy dozash Pfizer-BioNTech ose Moderna, tani kanë të drejtë të marrin një përforcues nëse janë 65 vjeç ose më të vjetër, kanë kushte shëndetësore bazike, jetojnë ose punojnë në mjedise me rrezik të lartë.

Afërsisht 15 milionë qytetarë në SHBA që kanë marrë vaksinën Johnson&Johnson kanë të drejtë për një përforcues nëse janë 18 vjeç ose më të vjetër dhe kanë marrë dozën e parë, dy ose më shumë muaj më parë.

Kjo i mbetet personit të përcaktojë se cilin nga tre përforcuesit dëshiron të merr të asaj që CDC e përshkruan si dozë përforcuese "përzierje dhe përputhje". Të tre vaksinat mbeten shumë efektive në reduktimin e rrezikut të rezultateve të rënda shëndetësore, shtrimit në spital dhe vdekjes, tha autoriteti shëndetësor në një deklaratë.

"Këto rekomandime janë një shembull tjetër i angazhimit tonë themelor për të mbrojtur sa më shumë njerëz nga COVID-19", tha Walensky.

"Dëshmitë tregojnë se të tre vaksinat kundër COVID-19 të autorizuara në SHBA janë të sigurta, siç tregohet nga mbi 400 milionë doza të vaksinave të dhëna tashmë. Dhe, të gjitha ato janë shumë efektive në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes edhe në mes të variantit Delta që qarkullon gjerësisht”, shtoi ajo.

Vdekjet dhe rastet javore me COVID-19 kanë qenë në rënie që nga shtatori ndërsa SHBA-ja vazhdon me vaksinimin.

Deri më sot, mbi 77 për qind e qytetarëve në SHBA 12-vjeç ose më të vjetër kanë marrë të paktën një vaksinë ndërsa mbi 57 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht. Megjithatë, vazhdojnë pabarazitë e mëdha në nivelet e vaksinimit me disa shtete, veçanërisht ato në jug dhe në perëndim, që kanë norma shumë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të vendit.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.