Bota

SHBA, miratohet projektligji që parashikon sanksione ndaj Hong Kongut

Projektligjin parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj drejtuesve kinezë dhe atyre të Hong Kongut që kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin autonom Hong Kong të Kinës

Emre Aytekin  | 20.11.2019 - Përdıtësım : 20.11.2019
SHBA, miratohet projektligji që parashikon sanksione ndaj Hong Kongut

Ankara

Senati amerikan miratoi projektligjin i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj drejtuesve kinezë dhe atyre të Hong Kongut që kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin autonom Hong Kong të Kinës, si dhe rishikimin çdo vit të "statusit të tregtisë së privilegjuar" për rajonin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligji i emërtuar "ligji për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong" u miratua dje në Senat, Dhoma e Lartë e Kongresit Amerikan.

Me këtë projektligj parashikohen ndryshime në ligjin politik të SHBA-së për Hong Kongun, i cili i njeh privilegje këtij rajoni për tregti, eksport dhe biznes, dhe i cili njeh autonominë e qytetit si një rajon i veçantë administrativ.

Nëpërmjet këtij projektligji parashikohet rishikimi çdo vit i "statusit të tregtisë së privilegjuar" që SHBA-ja i njeh Hong Kongut si dhe zbatimin e sanksioneve ndaj drejtuesve kinezë dhe atyre të Hong Kongut që kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut.

Marco Rubio, senatori republikan në Florida i cili ka kryesuar propozimin e projektligjit në Senat, lidhur me këtë tha se "Miratimi i projektligjit është një hap i rëndësishëm për të mbajtur përgjegjës qeveritë e Kinës dhe Hong Kongut për erozionin e autonomisë së rajonit dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut".

Reagim nga Kina dhe pakënaqësi nga Hong Kongu

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, në një deklaratë pas miratimit të projektligjit është shprehur se "Projektligji synon të inkurajojë kundërshtarët e Kinës, separatistët dhe radikalët që aplikojnë dhunë të cilët përpiqen të minojnë zhvillimin e Kinës, stabilitetin dhe mirëqenien e Hong Kongut".

Ndërkohë pakënaqësi është shprehur edhe nga administrata e Hong Kongut e cila nëpërmjet një deklarate ka bërë vlerësimin se "Ky hap i panevojshëm dhe i padrejtë do të dëmtojë marrëdhëniet dhe interesat e përbashkëta mes Hong Kongut dhe SHBA-së”.

Projektligji do të bëhet ligj nëse miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve e cila është Dhoma e Ulët e Kongresit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.