Bota

SHBA, mbi 50 të arrestuar në protestën kundër politikave të migracionit

Qindra protestues u mblodhën në sheshin "Times" të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave t institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest

Safvan Allahverdi  | 20.09.2020 - Përdıtësım : 21.09.2020
SHBA, mbi 50 të arrestuar në protestën kundër politikave të migracionit Foto: Lokman Vural Elibol / AA

Washington DC

Më shumë se 50 persona u arrestuan gjatë protestës që u zhvillua në New York të SHBA-së për mbylljen e Zyrës amerikane të Emigracionit dhe Doganës (ICE), transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA, mbi 50 të arrestuar në protestën kundër politikave të migracionit

Më shumë se 50 persona u arrestuan gjatë protestës që u zhvillua në New York të SHBA-së për mbylljen e Zyrës amerikane të Emigracionit dhe Doganës (ICE). Qindra protestues u mblodhën në sheshin "Times" që ndodhet në një prej zonave më të frekuentuara të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave të institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest. Disa nga pjesëmarrësit në protestën që filloi në orët e para të mëngjesit u përballën me policinë dhe u arrestuan të paktën 50 persona. ( Lokman Vural Elibol - Anadolu Agency )

Qindra protestues u mblodhën në sheshin "Times" që ndodhet në një prej zonave më të frekuentuara të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave të institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest.

Disa nga pjesëmarrësit në protestën që filloi në orët e para të mëngjesit u përballën me policinë dhe u arrestuan të paktën 50 persona.

Grupi në SHBA i cili u mblodh nën emërtimin "Mbyll ICE-në" edhe më parë ka zhvilluar protesta që kritikojnë arrestimin e emigrantëve pa dokumente dhe politikat për ndarjen e fëmijëve nga familjet emigrante.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın