Bota, Koronavirusi

SHBA, mbi 25.000 të shëruar nga COVID-19

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins, numri i të shëruarve me COVID-19, në SHBA, vazhdon të rritet çdo ditë

Hakan Çopur   | 10.04.2020
SHBA, mbi 25.000 të shëruar nga COVID-19

Washington

Numri i të shëruarve të diagnostikuar me koronavirus të ri (COVID-19) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka tejkaluar shifrën 25.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të shëruarve me COVID-19, në SHBA, vendi tashmë i shndërruar në epiqendër të pandemisë, vazhdon të rritet çdo ditë. Sipas kësaj, deri më 9 prill numri i të shëruarve është rritur në 25.410.

Numri i rasteve në SHBA është mbi 460.000, numri më i lartë në botë, ndërsa kanë humbur jetën mbi 16.000.

Në mbarë botë mbi 350.000 persona janë shëruar, ku Kina me mbi 77.000 e zë vendin e parë. Kinën e ndjekin Gjermania, Spanja, Irani dhe SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın