Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, mbi 1 milion të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 67,5 milionë, me 1.142.093 raste të reja

Islam Doğru   | 19.01.2022
SHBA, mbi 1 milion të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 854.076, prej të cilëve 2.346 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 67,5 milionë, me 1.142.093 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 7,2 milionë raste të konfirmuara dhe 78.003 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 249 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 209 milionë dozën e dytë dhe mbi 81 milionë kanë marrë tri doza.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın