Bota

SHBA liston 6 media të tjera kineze si misione të huaja

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se të gjitha kompanitë e listuara janë "në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga" qeveria kineze

Michael Gabriel Hernandez   | 21.10.2020
SHBA liston 6 media të tjera kineze si misione të huaja

Washington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot i kanë cilësuar operacionet e gjashtë mediave të tjera kineze në vend si misione të huaja, në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se të gjitha kompanitë e listuara janë "në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga" qeveria kineze, por shtoi se ky hap nuk do të kufizojë informacionet që ata mund t’i publikojnë në SHBA.

"Ne thjesht duam të sigurojmë që populli amerikan, konsumator i informacionit, mund të bëjë dallimin midis lajmeve të shkruara nga një shtyp i lirë dhe propagandës së shpërndarë nga vetë Partia Komuniste Kineze”, u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Në listë janë futur mediat si Yicai Global, Jiefang Daily, Xinmin Evening News, Social Sciences in China Press, Beijing Review dhe Economic Daily.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın