Bota

SHBA kundër vendimit të GJNP-së për Palestinën

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se janë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetim ndaj krimeve të kryera në territoret e pushtuara palestineze

Hakan Çopur  | 04.03.2021 - Përdıtësım : 04.03.2021
SHBA kundër vendimit të GJNP-së për Palestinën

Washington DC

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se janë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për hetim ndaj krimeve të kryera në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blinken bëri një deklaratë me shkrim lidhur me hetimin e hapur të shpallur dje nga GJNP dhe njoftoi se nuk e pranojnë këtë vendim.

"SHBA-ja është kategorikisht kundër këtij vendimi dhe ndodhet brenda një zhgënjimi të thellë për shkak të vendimit. GJNP nuk ka asnjë kompetencë gjykimi mbi këtë çështje. Izraeli nuk është palë në GJNP dhe nuk jep pëlqimin për kompetencën gjyqësore të gjykatës", tha Blinken në deklaratën e tij.

Duke mbrojtur idenë e tij se Palestina nuk ka atributet për të qenë një shtet sovran dhe për këtë arsye nuk ka të drejtën për anëtarësim në GJNP, Blinken vuri në dukje se vendimi i gjykatës nuk mund të jetë i pranueshëm.

Kryeprokurorja Fatou Bensouda dje njoftoi fillimin e një hetimi lidhur me krimet e luftës që pretendohen se janë kryer në Kudsin Lindor nën pushtim, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Hetimi për Palestinën

GJNP më 16 janar 2015 njoftoi se ka marrë vendimin për të hapur një hetim paraprak lidhur me krimet e luftës të kryera nga Izraeli.

Kryeprokurorja Bensouda ka deklaruar se hetimi paraprak në fjalë është hapur pasi Palestina më 2 janar 2015 ka nënshkruar Traktatin e Romës i cili është burim i themelimit të gjykatës dhe mbi bazën e deklaratës që i ka dorëzuar GJNP-së më 1 janar 2015 që nga 13 qershori 2014 ka pranuar autoritetin e gjykatës lidhur me krimet e kryera në territoret palestineze.

Bensouda ka thënë se Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së dhe ka kërkuar nga gjyqtarët që të përcaktojnë përfshirjen gjeografike të hetimit në mënyrë që të hapej një hetim.

Zyra e shkallës së parë të GJNP-së më datë 5 shkurt 2021 vendosi që gjykata ka juridiksion për të hetuar krimet e kryera në Gaza, Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në territoret e tjera palestineze dhe se Palestina është një shtet palë në gjykatë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.