SHBA, kongresisti i cili kundërshtonte vaksinimin rezulton pozitiv me COVID-19
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Thomas Massie i cili kundërshtonte vaksinimin dhe mbajtjen e maskës njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Louisville
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Thomas Massie i cili kundërshtonte vaksinimin dhe mbajtjen e maskës njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Republikani Massie, i cili njihet për kundërshtimin e tij ndaj kërkesës për vaksinim dhe mbajtjen e maskës nga shteti Kentucky tha në llogarinë e tij në Twitter se testi i COVID-19 i kishte rezultuar pozitiv.
Duke u shprehur se nuk ka vaksinë, por simptomat e tij janë të lehta dhe se mendon se e ka kapërcyer sëmundjen, Massie theksoi se deri javën e ardhshme nuk do të takohet me askënd ballë për ballë dhe se nuk do të dalë në publik.
Ai potencoi se çdo rast është unik ndërsa i këshilloi ata që e u prekën nga COVID-19 që të konsultohen me mjekun.
Massie, i cili shkroi në llogarinë e tij në Twitter javën e kaluar se zyra e tij në Kongres nuk do të përmbushë kërkesën e vaksinimit për të hyrë në restorante në Washington DC, tha se ata ose do t'i blinin ushqimet e tyre nga shteti i Virxhinias ose do t'i sillnin nga shtëpia.
Kërkesën për mbajtjen e maskës në Dhomën e Përfaqësuesve e komentoi si "kundërshtim me shkencën dhe kushtetutën". Massie pohon se ai ishte i imunizuar sepse e kaloi COVID-19 vitin e kaluar.