Bota

SHBA kërkon bashkëpunim me Turqinë për "prioritetet e përbashkëta"

"Ne besojmë se rruga më e mirë përpara është përmes bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët dhe ne e dimë se kemi shumë çështje me interes të përbashkët me Turqinë", shtoi Price

Michael Gabriel Hernandez   | 26.10.2021
SHBA kërkon bashkëpunim me Turqinë për "prioritetet e përbashkëta" Foto: AA/Arkiv

Washington

Departmenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se po synon të punojë me Turqinë për çështje me interes të përbashkët pas një mosmarrëveshje që filloi pasi SHBA u bashkua me nëntë vendet e tjera për të kërkuar lirimin e biznesmenit turk, Osman Kavala, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Administrata e Biden-it kërkon bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta dhe ashtu si me çdo aleat të NATO-s, ne do të vazhdojmë të angazhohemi në dialog për të adresuar çdo mosmarrëveshje", u tha gazetarëve Ned Price, zëdhënës i Departmentit të Shtetit.

"Ne besojmë se rruga më e mirë përpara është përmes bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët dhe ne e dimë se kemi shumë çështje me interes të përbashkët me Turqinë", shtoi Price.​​​​​​​

Kavala u përball me akuza për protestat në 'Gezi Park' në vitin 2013, një numër i vogël demonstratave në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie. Ai u lirua nga të gjitha akuzat në muajin shkurt të vitit 2020, megjithatë një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendin në muajin janar të këtij viti.

Kavala po ashtu u akuzua për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 të orkestruar nga organizata terroriste FETO në Turqi. Ai në muajin mars u mbajt në paraburgim me akuzën e spiunazhit.

Më 18 tetor, SHBA u bashku me nëntë vende të tjera duke kërkuar lirimin e Kavala-s me pretendimin se çështja në vazhdim "ka hedhur hije mbi demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Turqi".

Në përgjigje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ai urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të shpallë ambasadorët "persona non grata", me çka disa ambasada, përfshirë ajo e SHBA-së, sot lëshuan një deklaratë tjetër në të cilën ata thanë se ruajnë "përputhshmërinë me nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”

Erdoğan tha se ambasadorët kanë bërë një hap prapa nga shpifjet ndaj gjyqësorit turk dhe Turqisë me deklaratën e re.

“Ne besojmë se këta ambasadorë, të cilët shprehën përkushtimin e tyre ndaj nenit 41 të Konventës së Vjenës, pra angazhimit për t'iu përmbajtur ligjeve dhe rregulloreve të vendeve dhe për të mos u ndërhyrë në punët e brendshme, tani do të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre për të drejtat sovrane të Turqisë”, tha Erdoğan.

Ai tha se kushdo që nuk respekton pavarësinë e Turqisë dhe ndjeshmërinë e saj nuk mund të qëndrojë në Turqi, "pavarësisht nga pozicionet e tyre".

Megjithatë, Price tha se SHBA nuk e ndryshoi pozicionin e saj, duke theksuar se deklarata e 25 tetorit është lëshuar "për të theksuar se deklarata që ne lëshuam më 18 tetor ishte në përputhje me nenin 41 të Konventës së Vjenës".

"Ajo që ne lëshuam ishte për të theksuar se deklarata që lëshuam me nëntë ambasada të tjera më 18 tetor ishte shumë thjesht, në përputhje me nenin 41 të Konventës së Vjenës", tha Price, duke shtuar se "parimet që kemi paraqitur në kontekstin e Turqisë, por edhe në mbarë botën, janë parime për të cilat ne jemi të përkushtuar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.