Bota

SHBA kërkon nga Arabia Saudite të shpërbëjë grupin e vrasjes së Khashoggi-t

Price zbuloi thirrjen diplomatike pasi Zyra e Drejtorit të Intelegjencës Kombëtare përcaktoi se shtatë individë brenda skuadrës 15-anëtarëshe të dërguar në Stamboll në vitin 2018 për të "vrarë ose kapur" Khashoggi-n ishin nga grupi

Michael Gabriel Hernandez   | 02.03.2021
SHBA kërkon nga Arabia Saudite të shpërbëjë grupin e vrasjes së Khashoggi-t Foto: AA/Arhiv

Washington

SHBA ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Arabia Saudite që të shpërbëjë një njësi të Gardës Mbretërore të saj që i përgjigjet drejpërdrejtë Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe ishte e implikuar në vrasjen e kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, zbuloi thirrjen diplomatike publikisht për herë të parë pasi Zyra e Drejtorit të Intelegjencës Kombëtare përcaktoi se shtatë individë brenda skuadrës prej 15 anëtarësh të dërguar në Stamboll në vitin 2018 për të "vrarë ose kapur" Khashoggi-n ishin nga grupi.

"Ne jemi në dijeni të një rrjeti të njohur si Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë, një njësi e Gardës Mbretërore Saudite, që është angazhuar në operacione kundër-disidente, përfshirë operacionin që rezultoi në vrasjen brutale të Jamal Khashoggi-t", tha Price.

Ai shtoi se kanë kërkuar nga Arabia Saudite që të shpërbëjë këtë grup dhe më pas të miratojë reforma, si dhe kontrolle institucionale dhe sistematike për të garantuar që operacionet e veprimtarive anti-disidente të përfundojnë plotësisht.

Përveç kryerjes së veprimtarive anti-disidente, forca po ashtu është ekip personal i mbrojtjes së bin Salman-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın