Bota, Koronavirusi

SHBA-ja i dhuron Nigerisë 4 milionë vaksina kundër COVID-19

Faisal Shuiab, kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor të vendit (PHDA), tha se katër milionë doza të vaksinës Moderna u dhuruan nga qeveria amerikane

Ekip   | 03.08.2021
SHBA-ja i dhuron Nigerisë 4 milionë vaksina kundër COVID-19

Maiduguri

Nigeria ka marrë katër milionë doza të vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faisal Shuiab, kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor të vendit (PHDA), tha se katër milionë doza të vaksinës Moderna u dhuruan nga qeveria amerikane.

"Shpërndarja në të gjitha shtetet së shpejti do të fillojë", tha Shuaib në kryeqytetin Abuja, duke inspektuar dërgesën së bashku me zyrtarë të tjerë shëndetësorë.

Ai tha se dozat e reja mund të administrohen me vaksinën e AstraZeneca.

Nigeria regjistroi 32 raste të reja të variantit Delta, duke rritur totalin e rasteve të konfirmuara në 174.315, tha Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın