Bota

SHBA-ja e shqetësuar nga sulmet e DEASH-it në Irak

"SHBA-ja është thellë e shqetësuar nga përshkallëzimi i sulmeve të DEASH-it në të gjithë Irakun, përfshirë edhe sulmin e kryer dje në rajonin Makhmur ku humbën jetën 10 pershmerga dhe 3 civilë", tha Blinken

Kasım İleri   | 04.12.2021
SHBA-ja e shqetësuar nga sulmet e DEASH-it në Irak

Washington DC

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se janë të shqetësuar nga sulmi i DEASH-it në rajonin Makhmur të Irakut ku humbën jetën 10 pershmerga dhe 3 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"SHBA-ja është thellë e shqetësuar nga përshkallëzimi i sulmeve të DEASH-it në të gjithë Irakun, përfshirë edhe sulmin e kryer dje në rajonin Makhmur ku humbën jetën 10 pershmerga dhe 3 civilë. Shprehim ngushëllimet për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këto sulme", deklaroi Blinken nëpërmjet një deklarate me shkrim.

Më tej sekretari amerikan vuri në dukje se në kuadër të përpjekjeve për të mposhtur në mënyrë të përhershme DEASH-in, vendi i tij do të vazhdojë mbështetjet për forcat e sigurisë irakiane dhe peshmergat në Irak.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın