Bota, Shëndetësi

SHBA-ja do t'i dhurojë Ganës 1.3 milionë vaksina kundër COVID-19

Presidenti ganez, Akufo-Addo shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër COVID-19

Ekip  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
SHBA-ja do t'i dhurojë Ganës 1.3 milionë vaksina kundër COVID-19

Ghana

Gana së shpejti do të marrë 1.3 milionë vaksina Pfizer nga SHBA-ja, tha zëvendës-presidentja amerikane, Kamala Harris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harris e bëri njoftimin pas një takimi me presidentin e Ganës, Nana Akufo-Addo në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Ministrisë së Informacionit, të dy zhvilluan bisedime dypalëshe "që kishin për qëllim forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe lidhjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve".

SHBA-ja gjithashtu i dhuroi Ganës 1.2 milionë vaksina Moderna në fillim të këtij muaji.

“Asnjë prej nesh nuk ka qenë imun nga shkatërrimet e pandemisë. E njohim përgjegjësinë tonë të përbashkët për të bashkëpunuar, për të ndarë resurset, për të vazhduar jo vetëm trajtimin e efekteve të COVID-19, por edhe për t'u përgatitur për pandemitë e ardhshme", tha ajo.

"SHBA-ja është krenare që i kanë dhuruar Ganës më shumë se 1.2 milionë doza të vaksinës Moderna. Unë jam krenare të njoftoj se së shpejti do të dërgojmë 1.3 milionë doza të vaksinës Pfizer", tha Harris.

Presidenti ganez shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër COVID-19.

Në fjalimin e tij në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, ai tha se Gana deri më tani ka marrë 5 milionë doza të vaksinës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın