Bota

SHBA-ja dhe Iraku dakordohen që të zvogëlojnë numrin e trupave amerikane

Numri i trupave do të zvogëlohen në bazat amerikane në provincën perëndimore Anbar dhe provincën veriore Erbil

Ekip   | 17.09.2021
SHBA-ja dhe Iraku dakordohen që të zvogëlojnë numrin e trupave amerikane Foto: AA/Arkiv

Bagdad

Bagdadi dhe Washington-i zyrtar ranë dakord për zvogëlimin e trupave luftarake amerikane në dy baza ushtarake në Irak deri në fund të shtatorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të ushtrisë irakiane, vendimi u mor dje gjatë një takimi të komitetit të përbashkët ushtarak në Bagdad, i cili gjithashtu konsideroi zhvendosjen e koalicionit ndërkombëtar në Irak në një rol jo-luftarak deri në fund të këtij viti.

Numri i trupave do të zvogëlohen në bazat amerikane në provincën perëndimore Anbar dhe provincën veriore Erbil.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se prania e trupave amerikane dhe të huaja në Irak bazohet në ftesën e qeverisë irakiane.

Në muajin prill, Washington-i dhe Bagdadi njoftuan se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë zhvendosur fokusin e misionit të tyre nga luftimet në këshillimin dhe trajnimin e forcave irakiane.

SHBA ka udhëhequr një koalicion ndërkombëtar që nga viti 2014 për të luftuar grupin terrorist DEASH, i cili pushtoi pothuajse një të tretën e territorit të Irakut në vitin 2014.

Megjithatë, organizata terroriste në vitin 2017 u mund nga ushtria e Irakut, me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Në Irak ndodhen 3.000 pjesëtarë të forcave të koalicionit dhe 2.500 trupa amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın