Bota

SHBA-ja, Britania dhe Australia krijojnë një bashkëpunim të ri të sigurisë

Presidenti amerikan Biden tha se partneriteti i tyre me Australinë dhe Britaninë bazohet në shumë vite dhe se do të luftojnë së bashku vështirësitë me të cilat përballen në shekullin 21

Dildar Baykan Atalay  | 16.09.2021 - Përdıtësım : 16.09.2021
SHBA-ja, Britania dhe Australia krijojnë një bashkëpunim të ri të sigurisë

Washington

Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë njoftuan krijimin e një bashkëpunimi të ri të sigurisë të emërtuar "AUKUS" dhe se në kuadër të kësaj SHBA-ja dhe Britania do të ndajnë me Australinë teknologjinë e nëndetëseve me energji bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media që presidenti amerikan Joe Biden mbajti në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë nëpërmjet internetit edhe kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Liderët e vendeve në fjalë, njoftuan se SHBA-ja, Britania dhe Australia formuan një bashkëpunim të ri të sigurisë të emërtuar "AUKUS".

Në një fjalim në konferencën për media, Biden vuri theksin se partneriteti i tyre me Australinë dhe Britaninë bazohet në shumë vite dhe se do të luftojnë së bashku vështirësitë me të cilat përballen në shekullin 21.

- "Nuk ka asnjë logjikë që ne tani të ndahemi ose shpërbëhemi nga njëri-tjetri"

Biden tha se edhe situata aktuale në rajonin Indo-Paqësor kërkon nevojën e bashkëpunimit. "Nuk ka asnjë logjikë që ne tani të ndahemi ose shpërbëhemi nga njëri-tjetri", shtoi ai.

"Nën AUKUS si një projekt kyç, ne po fillojnë konsultimet që Australia të posedojë nëndetëse me armë konvencionale me reaktorë bërthamorë. Këtu po flasim për nëndetëse me armë konvencionale që punojnë me reaktorë bërthamorë dhe jo nëndetëse me armë bërthamore. Është konfirmuar se kjo teknologji është e sigurt. SHBA-ja dhe Britania e përdorin këtë prej dhjetëra vitesh", potencoi Biden.

Konsultimet në fjalë do të vazhdojnë për 18 muajt e ardhshëm, tha Biden duke shtuar se i ka dhënë udhëzime shefit të shtabit të SHBA-së, Lloyd Austin për zhvillimin e këtyre konsultimeve dhe se Departamenti i Mbrojtjes do të punojë me departamentet e energjisë dhe të shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın