Bota

SHBA, ish-futbollisti i UFC-së, Otis Anderson vritet nga babai i tij

Ish-futbollisti i Universitetit të Floridës Qendrore u qëllua për vdekje gjatë një sherri me babane e tij

Ekip   | 01.12.2021
SHBA, ish-futbollisti i UFC-së, Otis Anderson vritet nga babai i tij foto: AA/arkiv

Jacksonville

Ish-futbollisti i Universitetit të Floridës Qendrore në SHBA u qëllua për vdekje gjatë një sherri me babanë e tij, ndërsa nëna e tij u plagos, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Otis Anderson Jr u ​​vra të hënën vonë gjatë debatit me babanë e tij, Otis Anderson Sr., në shtëpinë e prindërve të tij në Jacksonville të Floridas, sipas një raporti arrestimi të lëshuar nga Zyra e Sherifit të Jacksonville.

Përleshja nisi pasi babai i ish-mbrojtësit ishte kafshuar nga një qen që i përkiste të dashurës së Anderson-it, pas së cilës pasoi një përleshje verbale me babain e tij 52-vjeçar, ndërsa nëna kërkonte nga ai që atë të shkonte lart. Babai dhe nëna e Anderson-it filluan të debatonin ndërsa i moshuari Anderson përmbysi një ulëse duke bërë që Anderson të kthehej poshtë për të parë nëse nëna e tij ishte mirë, sipas raportit të arrestimit.

Anderson më pas filloi grindjen me të atin. Pjesa e raportit që përshkruan të shtënat ishte errësuar, por theksonte se Anderson kishte një plagë me armë zjarri në gjoks dhe në shpinë. Nëna e Anderson-it, Denise, u trajtua për plagët e marra në një spital, thuhet në raport.

Babai i Anderson-it po përballet me akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe tentativë për vrasje të shkallës së dytë, sipas Zyrës së sherifit.

Anderson luajti për UCF nga viti 2017 deri në vitin 2020 dhe ishte i teti në radhët e më të mirëve në librat e rekordeve të shkollës.

Në një postim në Twitter, trajneri kryesor i futbollit i Universitetit të Tenesit, Josh Heupel, i cili trajnoi Anderson-in në UCF tha se ishte "i pikëlluar dhe i habitur" nga vdekja e tij.

"I dashur dhe i ashpër, argëtues dhe plot të qeshura, ai kishte një ndikim kaq pozitiv në universitetin tonë, komunitetin dhe dhomën tonë të zhveshjes", tha Heupel.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın