Bota

SHBA i shpall si "misione të huaja" 5 media kineze

"Partia Komuniste Kineze ka pasur gjithmonë kontroll mjaft të fortë mbi median, por kjo vetëm sa është forcuar më shumë që kur Xi Jinping erdhi në pushtet", tha një zyrtar amerikan

Servet Günerigök   | 19.02.2020
SHBA i shpall si "misione të huaja" 5 media kineze

Washington

SHBA do t'i trajtojë si misione të huaja pesë organizata shtetërore mediatike të Kinës, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lista përfshin agjencinë e lajmeve Xinhua, Rrjetin Global Televiziv të Kinës, Korporatën e Distribuimit China Daily, Radion Ndërkombëtare të Kinës dhe Hai Tian Development USA.

"Secila prej këtyre plotëson përkufizimin e një misioni të huaj sipas Aktit të Misioneve të Jashtëm, që do të thotë se ato janë ose në pronësi të konsiderueshme ose kontrollohen në mënyrë efektive nga një qeveri e huaj", tha zyrtari amerikan.

"Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që tani e tutje t'i trajtojmë ato si misione të huaja", shtoi ai.

Organizatave u kërkohet të njoftojnë Zyrën e Misioneve të Jashtme në Departamentin e Shtetit për personelin e tyre aktual në SHBA dhe të ofrojnë informacionet bazë për këta individë.

Ato gjithashtu duhet të informojnë autoritetet e SHBA-së nëse dikush largohet ose arrin ndonjë punonjës i ri, kërkesë kjo standarde për ambasadat dhe konsullatat.

Po ashtu, procedurat e pronave të zotëruara ose të marra me qira të këtyre mediave i nënshtrohen aprovimit nga Zyra e Misioneve të Huaja.

"Natyrisht, Partia Komuniste Kineze ka pasur gjithmonë kontroll mjaft të fortë mbi median në përgjithësi dhe mediat shtetërore në veçanti, por kjo vetëm sa është forcuar më shumë që kur Xi Jinping erdhi në pushtet", tha zyrtari amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın