Bota

SHBA dëshiron të "mbrojë" ujërat pranë Iranit dhe Jemenit me koalicion ndërkombëtar

Shefi i ushtrisë amerikane, Dunford, tha se kanë filluar bisedimet me disa vende për formimin e një koalicioni për të garantuar "sigurinë dhe lirinë e lëvizjes" në Ngushticën e Hormuzit dhe në Bab el Mandeb

Hakan Çopur  | 11.07.2019 - Përdıtësım : 11.07.2019
SHBA dëshiron të "mbrojë" ujërat pranë Iranit dhe Jemenit me koalicion ndërkombëtar

Washington

Administrate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) bëri të ditur se kanë nisur një iniciativë për forimimin e një koalicioni ndërkombëtar të kryesuar nga Washingtoni për "mbrojtjen" e ujërave pranë Iranit dhe Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, tha para gazetarëve se ndjekin me shqetësim veprimet e Iranit në ujërat ndërkombëtarë dhe shtoi se tashmë kanë filluar bisedimet me disa vende për formimin e një koalicioni, me qëllim, siç tha ai, për të garantuar "sigurinë dhe lirinë e lëvizjes" në Ngushticën e Hormuzit dhe në Bab el Mandeb.

Dunford tha se SHBA planifikon të udhëheqë aktivitetet mbikëqyrëse dhe ato të sigurimit të anijeve që do kryesojnë koalicionin ushtarak.

"Për disa javë do të kuptojmë se cilat shtete do të tregojnë vullnet politik për t'u bërë pjesë e kësaj iniciative. Më pas, ne do ta vazhdojmë procesin me ushtritë e këtyre vendeve", tha shefi i ushtrisë amerikane.

Ndryshe, rreth një e treta e gazit natyror të lëngshëm në botë dhe një e pesta e konsumit të naftës kalojnë çdo ditë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke e bërë atë një rrugë jetike tranzitore për furnizimet globale të energjisë.

SHBA ka rivendosur sanksione ndaj eksporteve të naftës së Iranit pasi më herët u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015.

Ndërkaq, Irani është kërcënuar me mbyllje të Ngushticës së Hormuzit në rast se nuk do të mund të eksportojë naftë, ndërkohë që Washingtoni zyrtar përmes sanksioneve përpiqet ta bindë Iranin të ulet në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje të re.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın