Bota

SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në Çikago

Policia ka deklaruar se ka pasur një përleshje, e më pas edhe përdorimin e armëve të zjarrit

Mehmet Alaca   | 01.07.2022
SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në Çikago

Chicago

Të paktën 2 persona e kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në Çikago të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka deklaruar se ka pasur një përleshje, e më pas edhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mësohet se dy persona rreth të 20-ve kanë ndërruar jetë në spital dhe tre janë plagosur.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.

Vitet e fundit, Çikago ka regjistruar rritje të dhunës me pasoja vdekjeprurëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın