Bota, Koronavirusi

SHBA, drejtuesit e një spitali shkarkojnë rreth 200 punonjës të pavaksinuar

Punonjësit e spitalit UMass Memorial Health në Boston u pushuan nga puna për shkak se nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Mücahit Oktay   | 07.12.2021
SHBA, drejtuesit e një spitali shkarkojnë rreth 200 punonjës të pavaksinuar

New York

Rreth 200 punonjës të spitalit në shtetin federal amerikan Massachusetts u pushuan nga puna për shkak se nuk u vaksinuan kundër koronavirusit të ri(COVID-19) brenda një periudhe të caktuar kohore, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për punonjësit e spitalit UMass Memorial Health në Boston, që i dha afat stafit deri më 1 nëntor për kryerjen e vaksinimit.

Drejtuesit e spitalit bënë të ditur se kanë pritur edhe një muaj dhe në fund kanë shkëputur kontratat me stafin e pavaksinuar.

"Të vaksinuar janë 98 për qind e stafit të spitalit, ndërsa me ata dy për qind që rezistuan, ne e ndërpremë bashkëpunimin”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se prioriteti i spitalit është mbrojtja e stafit dhe pacientëve dhe se shkarkimi i punëtorëve të pavaksinuar ishte alternativa e vetme.

Rreth 15.000 njerëz punojnë në këtë spital të Bostonit.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın