Bota

SHBA do të kërkojë që të gjithë vizitorët e huaj të posedojnë dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19

Koordinatori i përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19, Jeff Zients, tha se duke filluar nga muaji nëntor, pasagjerët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit para se të hipin në aeroplan për në SHBA

Michael Gabriel Hernandez  | 20.09.2021 - Përdıtësım : 21.09.2021
SHBA do të kërkojë që të gjithë vizitorët e huaj të posedojnë dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Washington

Administrata amerikane e presidentit Joe Biden ka bërë të ditur se nga muaji nëntor do të heq ndalimit e udhëtimit të vendosura për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë do të kërkojë që të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA të posedojnë dëshmi të vaksinimit kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

'New York Times' raportoi se koordinatori i përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 në administratën amerikane, Jeff Zients, tha se duke filluar nga muaji nëntor, pasagjerët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit para se të hipin në aeroplan për në SHBA.

"Udhëtimet ndërkombëtare janë thelbësore për lidhjen e familjeve dhe miqve, për nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për promovimin e ideve dhe kulturës së shkëmbimit të hapur", tha Zients.

Kjo është arsyeja, shtoi Zients, pse me shkencën dhe shëndetin publik si udhëzues është zhvilluar një sistem i ri ndërkombëtar i udhëtimit ajror që rrit sigurinë e amerikanëve dhe të udhëtimeve ajrore ndërkombëtare.

Ndalimet e udhëtimeve fillimisht u vendosën në muajin mars të vitit 2020 nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, me çka SHBA kufizoi udhëtimet nga disa vende evropiane dhe Kina para se ato të zgjeroheshin duke përfshirë kontinente të tjera, ndër të cilat edhe Afrikën e Jugut dhe Brazilin.

Rregulloret e reja do të zëvendësojnë kufizimet e shumta.

Përveç vaksinimit të plotë, Zients njoftoi se udhëtarët e huaj po ashtu do të duhet të posedojnë një rezultat negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se tre ditë para nisjes së tyre.

Amerikanët e pa vaksinuar do të përballen me kërkesa më të rrepta, përfshirë dëshminë e një testi negativ jo më të vjetër se 24 orë nga nisja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın